Një nënë tetë-muajshe shtatzënë është vrarë dhe bebja i është nxjerrë nga barku në një sulm shokukes në shtëpinë e saj në Brazil.
Pamella Ferreira Andrade Martins, u gjet e vdekur të mërkurën në qytetin bregdetar të Macae, pranë Rio de Janeiro.
Një familjar i saj, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha për mediat vendase se viktima u gjet në banjën e mbyllur të shtëpisë. Pas thyerjes së derës, dëshmitarët e gjetën atë të copëtuar me barkun e hapur dhe pa beben.
Një vajzë 22-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, është arrestuar si autore e dyshuar, pasi kishte sjelle në spital për kontroll beben që kishte humbur jetën.
Sipas raportimeve gruaja u kishte thenë mjekëve se e kishte lindur vetë veben djalë, dhe se ishte rrëzuar në shkallë bashkë me të.
Por pas dorëzimit të testeve, u provua se ajo nuk kishte qenë shtatzënë, ndërsa mediat raportonin se në çantën e saj ishin gjetur një thikë dhe një biçak.
Sipas policisë e dyshuara pretendonte se ishte shtatzënë dhe ishte parë duke u shoqëruar me viktimën një ditë para krimit të tmerrshëm.
Të afërmit e Martins i kishin thënë policisë se e dyshuara kishte thënë më herët se do të kishte një fëmijë ‘me çdo kusht’. Por askush nuk besonte se ajo ishte e aftë të kryente një krim të tillë.
Zonja Martins lë pas bashkëshortin dhe një djalë dy-vjeçar. Policia është duke hetuar çështjen për të përcaktuar shkakun e vdekjes së bebes.
E dyshuara është mbajtur në paraburgim. Heitmet vazhdojne.
Top Channel