2 vjet burgim/ Shpërndarja e videove erotike ‘të hakmarrjes’ bëhet krim federal në SHBA

18/03/2021 18:28

SHBA ka bërë sot një tjetër hap drejt kthimit në krim federal të fenomenit të njohur tashmë si publikim i “videove erotike të hakmarrjes” teksa Kongresi miratoi një amendament për ligjin Autorizimi Kundër Dhunës ndaj Grave, i cili kthen në shkelje kriminale publikimin pa miratim të personave të përfshirë, të imazheve të zhveshura ose seksualisht ekspozuese.

Sipas amendamentit shkelësit mund të dënohen deri në dy vjet burgim, edhe thjesht me kërcënim për të bërë diçka të tillë.

“Për viktimat e pornografisë së pamiratuar, teknologjia moderne ka bërë të mundur të shkatërrohet jeta e personi me një klikim të vetëm”, tha iniciatorja e amendamentit demokratja  Jackie Speier. “Dëmi i shkaktuar nga këto sulme mund të shkatërrojë karriera, të shpërbëjë familje, dhe në rastet më të rënda ka çuar në vetëvrasje.

Amendamenti ka mbështetjen e të dyja partive të kongresit të SHBA, dhe ka si qëllim eliminimin e boshllëqeve në ligje të tilla.

“Edhe në shtetet që i kanë ligjet e qartësuara, një person i zakonshëm mund ka mundësitë për të çuar në gjyq këta predatorë,” vijonte shpjegimi i Speier. “Akoma më keq janë rastet kur viktimat kanë kurajon për të ndjekur akuzat kriminale dhe zbulojnë se nuk ka legjislacion në favor të tyre. Ky ligj mbush vrimën e madhe në sistemin tonë ligjor për çështjen”.

Nëse amendamenti bëhet ligj siç pritet, atëherë konsiderohet krim “të shpërndash me ndërgjegjie pamje vizive intime të një individi” pa marrë miratimin e tij apo duke shkelur pritshmëritë normale të  privatësisë.

Speier, e kishte prezantuar amendamentin në 2019 së bashku me republikanin e New York, John Katko.

“Si ish-prokuror, unë flas drejtpërdrejt në favor të aktivizimit të këtyre ligjeve për të siguruar drejtësi për të mbijetuarit e këtyre krimeve, dhe jam i kënaqur me mbështetjen bipartizane për të”, tha Katko.

FOTO GALERI
1/3
Kongresi miratoi një amendament për ligjin Autorizimi Kundër Dhunës ndaj Grave, i cili kthen në shkelje kriminale publikimin pa miratim të personave të përfshirë, të imazheve të zhveshura ose seksualisht ekspozuese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA