Wake Up/ Sindikata e Pavarur e Arsimit: Mësuesve po u bëhet presion për t’u vaksinuar me AstraZeneca

17/03/2021 13:32

Katër ditë më parë ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve për tu mbrojtur ndaj koronavurusit.

Mësuesit kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, por pas efekteve anësore dhe humbjeve të jetës që janë shfaqur në disa vende, mësuesit kanë shfaqur pasiguri nëse duan ta bëjnë vaksinën.

Për këtë, ka folur në “Wake Up”, Nevruz Kaptelli, presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit duke thënë se mësuesve po u bëhet person që të vaksinohen.

Kaptelli: Në këto kushte në të cilat jemi sot, a ka argument më të madh që çdo ditë po shtohet harta e shteteve të Europës që e refuzojnë vaksinën. Kur e sheh një mësues që shteti që e ka prodhuar vaksinën dhe shtetet e tjera më të rëndësishme të Europës kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine dhe mësuesve i kërkohet që të japin me shkrim një arsye përse nuk do ta bësh.

Mjafton kjo arsye. Kjo është në formë presioni, ashtu si edhe bërja e vaksinës në shkollë nën mbikëqyrjen apo nën presionin e punëdhënësit. Edhe kjo nuk është normale, madje do të thonim që në deklaratën që kemi shpërndarë për mediet kemi kërkuar që vaksinimi në këto kushte kur kjo vaksinë ka dhënë efekte anësore pas përdorimit të saj ndaj personave, duhej që vaksinimi të bëhej në qendra shëndetësore, aty ku mësuesit kanë kartelën shëndetësore nën mbikëqyrjen e mjekut të familjes, jo në shkolla.

Top Channel