Topalli në Open: Rama ka bërë sulm politik ndaj meje, por jo të një natyre tjetër

17/03/2021 23:04

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli është pyetur mbrëmjen e sotme në emisionin Open nëse është sulmuar nga kryeministri aktual i vendit, Edi Rama.

Ajo tha se ka pasur vetëm sulm politik, por jo sulm të një natyre tjetër siç është ai seksit apo bullizim.

“Kur drejtoja kuvendin dhe kishte ashtu ngjarjesh ishte e tmerrshme. Kisha ëndërruar që kur fjalori kapërcen disa fjali ka tension. Mos harroni që ka pasur gjuajte me plumb në parlament, ka pasur gjuajte me grushte. Rama nuk ka qenë në parlament kur kam qenë unë, por përdorte të tjerët, përdorte gratë kundër meje. Një ndër momentet ishte se gratë më kanë rrethuar e s’më linin të kaloja, më morën mikrofonin. Sulm por sulm politik, ka bërë, por jo të një natyre tjetër“, tha Topalli.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA