1559 shoferë janë gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor gjatë 24 orëve të fundit dhe 3 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 61 për shpejtësi mbi normat dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Drejtoria e Policisë Rrugore
Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, nga Policia Rrugore, duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera radarë e alkooltestues, evidentohen dhe ndëshkohen 1559 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, po vijon kontrollet në lëvizje në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 61 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 1559 masa administrative, nga këto: 467 masa administrative për parakalime të gabuara. 354 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. 421 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 234 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit. 83 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse. Apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
Top Channel