OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud						Tetë persona janë vrarë në disa të shtëna me armë zjarri në tri qendra masazhi dhe sauna, në dhe afër Atlantas në shtetin amerikan Xhorxhia.
Në 21-vjeçar është ndaluar nga policia rreth 240 kilometra në jugperëndim të Atlantas, ka thënë sherifi i qarkut Cherokee, Jay Baker.
Shumica e viktimave kanë qenë gra me prejardhje aziatike sipas Bakerit, mirëpo zyrtari ka thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe se nuk dihet motivi i të shtënave. Sulmet nisën kur pesë persona u qëlluan në një qendër saune dhe masazhi afër lagjes Acworth.
Dy persona humbën jetën në vendngjarje dhe tre të tjerë u dërguan në spital, ku dy prej tyre nuk mundën ti mbijetonin plagëve.
Tre persona të tjerë janë gjetur të vdekur në qendrën Gold Massage në Atlanta dhe një tjetër viktimë u regjistrua edhe në qendrën Aroma Therapy.
Konsullata e Koresë së Jugut në Atlanta ka thënë se katër viktima kanë prejardhje koreane.
Kërkimet për të dyshuarin nisën pasi në pamjet e kamerave të sigurisë është parë një burrë duke hyrë në njërin nga bizneset. Zyra e sherifit kishte publikuar disa fotografi nga kamerat e vëzhgimit në faqen e saj në Facebook, duke u kërkuar njerëzve ndihmë për identifikim të të dyshuarit.
Top Channel