Ana jeton prej vitesh në Pekin por thotë se stuhitë e rërës janë të zakonshme në qytet por këtë radhë ishte ndotje më e madhe se çdo herë tjetër.
Sipas të dhënave, ndotja e ajrit arriti 8000 mikrogram për metër kub nga 35 mikrogram për metër kub që raportohet në një ditë normale.
Ana tregon për emisionin “Shqipëria live”: “Zgjati një ditë dhe ishte e bezdisshme, dalja jashtë ishte më e kufizuar. Qeveria kineze dha disa këshilla, sepse ishte paralajmëruar më parë, këshilluan 2 ose 3 maska. Unë vetë përdora tre maska.
Trafiku ishte shumë më i rënduar se zakonisht, sidomos mosha e tretë u këshillua të mos dilte nga shtëpia”.
Rëra, u tha se ka ardhur si pasojë e erërave të forta nga brendësia e Mongolisë. Sipas raportimeve, në Mongoli, një mori stuhish të rërës ka shkaktuar gjashtë vdekje dhe dhjetëra të plagosur.
Po ashtu ajo rrëfen më shumë për jetën e saj në Kinë. Është martuar me një shtetas irlandez dhe ka 2 fëmijë. “Është një ndryshim shumë i madh, në fillim ishte e vështirë të ambientohesha, por komuniteti shqiptar më ka ndihmuar goxha”.
Top Channel