Mes kësaj zhurme që linin pas hapat e gardianëve të burgut dhe gjyqtares, Enkeleida Hoxha hyri në polin e drejtësisë për të dëgjuar vendimin e shkarkimit.
Shkeljet që vunë në lëvizje ILD u zbuluan pas vrasjes së Hukuran Billës që nga 25 vite të konvertuara nga burgu i përjetshëm , vuajti vetëm 3 vite burg në Shqipëri. Për ketë verdikt dhe për lirimin e Ilir Pajës, Hoxha u konstatua si diskredituese e figurës së gjyqtarit dhe shpërdoruese e besimit të publikut.
Por ILD nuk ka hetuar ende dy dosje të tjera për Enkeleidën që liroi edhe Endrit Doklen dhe Genc Tafilin pasi çështja e tyre është apeluar. Teksa është hedhur shorti nuk ka ende një datë gjykimi dhe kjo gjë ia lidh duart ILD të kontrollojë këto dy vendime .
Si përherë që prej arrestimit të Enkeleida Hoxhes, i ati pyeti për fëmijët e saj.
“Kush do t’i rrisë fëmijët e saj, kush do t’i mbajë”, tha ai.
Por kjo pyetje sidomos për drejtësinë nuk ka asnjë vlerë , ndonëse më herët dërgoi në shtëpi nga e njëjta dosje një mjek gjithashtu nën hetim . Pikërisht për ish gjyqtaren e dyshuar për korrupsion, duke i refuzuar lirimin dy gjykata kanë bërë atë qe ajo nuk bëri gjatë karrierës së saj.
Ndërkohë këtu në polin e drejtësisë kërkohet dalja nga drejtësia edhe i prokurorit Bujar Memia për të cilin thuhet se nuk apeloi vendimet e gjyqtares.
Çështja për të zvarritet dhe KLP pritet të vendosë mbi kërkesën e ILD që edhe për të kërkohet shkarkimi.
Top Channel