Serbia do futet në karantinë prej 16 marsit deri më 22, ku të hapura do mbeten vetëm dyqanet ushqimore, barnatoret dhe pompat e benzinës. Këtë e ka bërë të ditur kryeministrja Ana Brnabiç
e cila thotë se këto masa janë marrë për shkak të rritje së rasteve pozitive me COVID-19.

“Kemi vendosur që prej sonte gjithçka të mbyllet, ndërsa prej të hënës do të shohim. Nuk do të ketë orë policore as ndalesë të lëvizjes”, tha Brnabiq pas seancës së Shtabit të krizave për luftë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Beograd, raporton alsat.

“Nëse ato do të zgjaten nga e hëna varet nga të gjithë ne”, tha ajo dhe bëri thirrje për disiplinë maksimale nga të gjithë.

Serbia në ditët e fundit ka regjistruar 4.500 raste me COVID-19 në nivel ditor dhe me mbi 20 vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA