Rusia kërcënon me bllokimin e përkohshëm të Twitter-it

17/03/2021 08:30

Rusia kërcënoi se do të bllokojë Twitter-in për një javë, duke thënë se platforma sociale ka dështuar të heqë përmbajtjen e paligjshme.

Rregullatori rus i mediave, Roskomnadzor, tashmë i ka zvogëluar shpejtësinë rrjetit amerikan.

Nëse Twitter vazhdon të mos reagojë ndaj kërkesave për të hequr përmbajtjen e paligjshme, ai mund të bllokohet brenda muajit të ardhshëm, tha të martën Vadim Subbotin, zëvendëspresident i Roskomnadzor-it.

Moska ka bërë përpjekje t’i frenojë platformat e mediave sociale në vitet e fundit, për shkak të protestave në rritje të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve rusë.

Më 1 shkurt, në Rusi ka hyrë në fuqi një ligj që thotë se rrjetet sociale duhet ta fshijnë përmbajtjen e ndaluar me ligjet ruse.

Nëse një rrjet social nuk është në gjendje të përcaktojë nëse përmbajtja ka materiale të ndaluara, ai duhet ta dërgojë atë për vlerësim në Roskomnadzor.

Rusia thotë se Twitter është duke injoruar rreth 3,100 kërkesa për heqjen e përmbajtjes së paligjshme, e cila thuhet se përfshin pornografi të fëmijëve ose postime që i nxisin të miturit për të kryer vetëvrasje.

Twitter nuk ka reaguar ende ndaj paralajmërimeve të fundit të Moskës./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA