Refuzuesit, do vaksinohen më vonë/ Manastirliu në Fier: Të gjithë mësuesve do t’u jepet mundësia

17/03/2021 15:02

Në Fier 1200 mësues janë thirrur që të vaksinohen me Astrazeneca. Per shkollat e qytetit janë përgatitur 3 qendra ku do te vaksinohen 603 mësues.

Mësuesve u janë shpërndare formularët dhe secili është i lire per te vendosur per ta bere ose jo, vaksinën. Jane 1900 doza per mësuesit e Fierit, Patosit, Roskovecit e Mallakastres, ndërsa pjese e këtij procesi janë edhe edukatoret e kopshteve dhe çerdheve.

E para është vaksinuar drejtuesja e gjimnazit Perikli Ikonomi. Ndërsa një pjesë e mësuesve per arsye nga me te ndryshmet kërkojnë që vaksina të bëhet në një moment të dytë.

Për të parë nga afër vaksinimin ishte edhe Kryeministri Rama si dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila kishte një mesazh për mësuesit që ngurojnë të vaksinohen.

Top Channel