Në prag të një fushate te nxehtë elektorale dhe me rrezikun e madh të përhapjes së covid 19 Edi Rama bëri një armëpushim publik me Lulzim Bashën duke e ftuar të përcaktojnë bashkë rregullat e reja për mënyrën e organizimit të fushatës elektorale në kushtet e pandemisë.
“Dëshiroj t’i bëj thirrje publike Lulzim Bashës dhe opozitës të frenohen nga dhënia e këtyre shfaqjeve absurde që janë të pamoralshme në këtë fushëbetejë ku jemi një të gjithë. Nëse është nevoja për të zgjeruar më shumë se sa një numër i kufizuar njerëzish që mund të grumbullohen së bashku ketë nevojë ta adresojmë së bashku duke iu drejtuar autoriteteve”, tha ai.
Edhe pse është i gatshëm të dakordësohet me kundërshtarin politik për fushatën, nuk ja kursen kritikat për përdorimin e Covid 19 për qëllime elektorale.
“Hyp mbi makina mblidh njerëz, me dy gishta, grumbullohu me flamuj deri edhe në feste si ajo në Elbasan vër ulërimin dhe pastaj bëj edhe viktimën, sikur u sulmove ndërkohë qëndron aty si një provokator dhe me montazhe skuthash krijon komplet idera të gabuara mbi atë që ka ndodhur. Mishëron rrezikun që përfaqesojnë ata që e kanë Lulzim Bashën një manikin të buzëqeshur në duart e tyre, pra Saliu, Iliri dhe Monika”, tha Rama.
Si lojë të Lulzim Bashës, socialistët shohin edhe numrin e madh të kandidatëve që opozita ka propozuar në listat e saj duke krijuar pabarazi në garë.
“I bëj një apel KQZ dhe institucioneve të veta për të interpretuar siç duhet kodin zgjedhor dhe të gjithë subjektet politike në garë të jenë të barabartë me nr. e kandidatëve pasi siç kemi marrë vesh vetëm në qarkun e Fierit subjekte të caktuara politike tejkalojnë këtë numër duke mos respektuar kërkesat e kodit dhe duke tentuar të regjistrojnë jo 18 sa kërkon kodi, por 24 kandidatë”, tha Rama.
Në prezantimin e kandidatëve për Fierit, Rama zbuloi objektivin e socialisteve për këtë qark, që është marrja e 11 deputeteve në zgjedhjet e 25 Prillit.
Top Channel