Koalicioni opozitar zgjodhi sërish afatin e fundit ligjor për të ridepozituar në KQZ listat e korrigjuara të kandidatëve për deputet.
Mes emrave të ridërguar nuk pati surpriza veç një largimit të Gazment Koduzit ne Tiranë dhe zëvendësimit të tij me futbollistin Gentian Muça. Më shumë sesa lëvizja e kandidatëve, ra në sy shtimi i tyre përtej parashikimeve ligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ktheu listen e koalicionit të Partisë Demokratike për të njëjtën arsye, por opozita nuk e ka reflektuar sërish kuotën e kërkuar.
Tashmë vendimmarrja nëse do e pranojë të regjistrojë koalicionin opozitar i takon Kryekomisionerit Shtetëror, i cili më herët për të shmangur konfuzionin ka publikuar numrin e kandidatëve që subjektet zgjedhore duhet te propozojnë për çdo qark, ku ne total rezulton se duhen propozuar 153 kandidat, dhe jo 219 nga sa ka propozuar opozita.
Dilema e listës së opozitës nëse do pranohet regjistrimi i saj apo do i kërkohen sërish reflektime pritet te mësohet ne mbledhjen e parashikuar sot pasdite. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkohë ka regjistruar listën e e Partisë Socialiste ku 3 kandidatë kishin vete deklaruar dënime me gjobë, por në vlerësimin e Kryekomisionerit nuk përbënin kusht për moslejimin e tyre në garën e 25 Prillit.
Dritën jeshile e mori edhe lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku 7 kandidatë të saj kishin deklaruar dënime penale, të cilat sërish në vlerësimi ne KQZ nuk përbënin kushte ndalimi për të mos u zgjedhor si deputet.
Vendime penale që lidhen me veprimtarinë e tij si aktivisti i Vetëvendosjes në protestat e zhvilluara në Shqipëri ashtu edhe ne Kosovë kishte deklaruar edhe kandidati i pavarur Bojken Abazi, por që nuk rezultuan problem per vijimin e garës. Edhe pse iu hap rruga e kandidimit për kandidatin e Vetëvendosjes. Bojken Abazi. ka nisur një hetim i thelluar nga Prokuroria.
DËNIMET E KANDIDATËVE TË PS
KLAJDI QAMA – I DËNUAR PËR KUNDËRVAJTJE
YLLI SHEHU – I DËNUAR PËR KONTRABANDË
SPARTAK BRAHO – I DËNUAR PËR SHPIFJE
DËNIMET E KANDIDATËVE TË LSI
LUAN RAMA- I DËNUAR
FERDINANT ALIGJONI – VJEDHJE TË PASURISË QYTETARE DHE MOSDEKLARIM PASURIE
ILIR OBONI – SHPËRDORIM DETYRE
ERALD ALIKA- KUNDËRSHTIM TË PUNONJËSIT TË POLICISË
ASHIM TAFILAKU- ORGANIZIM I LLOTARIVE TË PALEJUARA/ DËBUAR NGA ITALIA
SOKOL PONARI- KUNDËRSHTIM TË PUNONJËSIT TË POLICISË
BESNIK JAKAJ – KUNDËRSHTIM TË PUNONJËSIT TË POLICISË
LISTA E KOALICIONIT OPOZITAR E RIDEPOZITUAR
LISTA E TIRANËS 45 KANDIDAT
LISTA E KUKËSIT 9 KANDIDAT
LISTA E KORCËS 21 KANDIDAT
LISTA E FIER 24 KANDIDAT
LISTA E ELBASANIT 18 KANDIDAT
LISTA E SHKODRES 21 KANDIDAT
LISTA E DURRËSIT 21 KANDIDAT
LISTA E DIBRËS 9 KANDIDAT
LISTA E BERATIT 12 KANDIDAT
LISTA E GJIROKASTRËS 9 KANDIDAT
LISTA E VLORËS 18 KANDIDAT
LISTA E LEZHËS 12 KANDIDAT
KOMISIONERI SHTETËROR: JA SA KANDIDATË DUHEN PËR ÇDO QARK
BERAT 9 KANDIDATË
DIBËR 6
DURRËS 15
ELBASAN 15
GJIROKASTËR 6
FIER 18
KORÇË 12
KUKËS 3
LEZHË 9
SHKODËR 12
TIRANË 36
VLORË 12
Top Channel