Avokati Spartak Ngjela në një lidhje me skype mbrëmjen e sotme në emisionin Open tha se gjuha e përdorur nga liderët politike nuk përmban bullizëm apo seksizëm, por ata janë nën një presion politik dhe nuk i njohin normat e kulturës.
Avokati theksoi se me një kryetare kuvendi nuk vjen dot pranvera e gruas në Shqipëri.
“Nuk ka bullizëm apo seksizëm, ka një presion politik që nuk njeh normat e kulturës, nuk e dinë nëse kanë përpara një grua apo një burrë. Në periudhën e Zogut nuk kishte gra, në komunizëm kishte pak por mbanin gra kukulla. Shqipëria ka qenë e vonuar në çështjen e gruas. Me një kryetare kuvendi nuk vjen dot pranvera e gruas në Shqipëri. Këto janë historitë. Që ka marrë kaq përqindje grash është tallje. Kur ti ngacmon pushtetin atij i erren sytë. Ai e këta i kanë lëshuar këpucët”, tha Ngjela.
Top Channel