Komisioni Qëndror i zgjedhjeve është mbledhur sërish sot për të diskutuar mbi listat shumë emërore të kandidatëve për deputet nga forcat politike.
Por ndërsa lista e Nismës Thurje dhe ajo e Lëvizjes së Re u miratuan pas korrigjimit, lista e koalicionit opozitar sërish ka probleme.
Edhe kësaj herë janë dërguar lista me më shumë emra seç duhet, që bëri që Komisioni të marr një pushim për tu rikthyer me një vendimmarrje.
“Koalicioni opozitar, që i ishte kthyer lista për korrigjim, ata kanë depozituar dokumentacionin e korrigjuar dhe është konstatuar se ka më shumë kandidatë seç duhet në Elbasan, Dibër,Fier, Berat, Durrës, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër , Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.”, tha sekretari i KQZ.
Lista
Elbasan 6 kandidatë më shumë
Dibër 3 kandidatë më shumë
Fier 6 kandidatë më shumë
Berat 6 kandidatë më shumë
Durrës 6 kandidatë më shumë
Korçë 9 kandidatë më shumë
Kukës 6 kandidatë më shumë
Lezhë 3 kandidatë më shumë
Shkodër 9 kandidatë më shumë
Tiranë 9 kandidatë më shumë
Vlorë 6 kandidatë më shumë
Gjirokastër 9 kandidatë më shumë
Top Channel