Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ listën e korrigjuar të kandidatëve për deputet. Por krahas ndryshimeve të disa kandidatëve në fund të listës, u vu re se PD ka tejkaluar numrin e kandidatëve që parashikohet me ligj.

Lista e PD-së është sërish jashtë kritereve që ka parashikuar KQZ, ndërsa këta të fundit ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë.

Konkretisht për Tiranë, Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se duhen 36 kandidat, ndërsa PD ka depozituar 45, madje tre më shumë se sa lista e kthyer për rikorrigjim. Po kështu thuajse në të gjitha qarqet është vepruar njëlloj.

LISTA E KOALICIONIT OPOZITAR E RIDEPOZITUAR:

LISTA E TIRANËS 45 KANDIDAT
LISTA E KUKËSIT 9 KANDIDAT
LISTA E KORCËS 21 KANDIDAT
LISTA E FIER 24 KANDIDAT
LISTA E ELBASANIT 18 KANDIDAT
LISTA E SHKODRES 21 KANDIDAT
LISTA E DURRËSIT 21 KANDIDAT
LISTA E DIBRËS 9 KANDIDAT
LISTA E BERATIT 12 KANDIDAT
LISTA E GJIROKASTRËS 9 KANDIDAT
LISTA E VLORËS 18 KANDIDAT
LISTA E LEZHËS 12 KANDIDAT

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA