24/11 22:56
Një grua nga Florida jugore, që ka marrë një dozë të vaksinës së koronavirusit ndërsa ishte shtatzënë, lindi fëmijën e parë me antitrupa koronavirusi.
Mjekët e saj thanë se nëna, një punonjëse e sektorit të shëndetësisë, kishte marrë dozën e parë të vaksinës së Modernës në janar, kur ishte 36 javëshe shtatzënë.
Ajo lindi një bebe në shëndet të mirë, tre javë më pas. Kërkuesit analizuan gjakun e foshnjës dhe pikasën antitrupat, çka do të thotë se ka potencial për mbrojtje dhe rrezik të reduktuar infektimi nga koronavirusi edhe përmes vaksinimit në shtatzëni.
“Me sa dimë ne, ky është rasti i parë në botë kur raportohet lindja e një foshnjeje me antitrupa pas një vaksinimi” – thanë mjekët.
Top Channel