Pekini ka njoftuar sot se ka nisur dhënien e vizave për të huajt nga disa dhjetra shtete, por vetëm nëse ata janë të injektuar me vaksinë koronavirusi të prodhuar nga Kina.
Lëvizja ka ngritur shumë pikëpyetje mbi motivimin e kërkesës, duke marrë parasysh faktin që vaksinat kineze nuk janë aprovuar në vendet perëndimore.
Gjatë pandemisë Kina kishte ndaluar udhëtimet jo-esenciale në vend, por rihapja ndaj udhëtarëve është faktor kyç i rekuperimit ekonomik.
Njoftimet e dhëna nga ambasadat kineze të rreth 20 shteteve, kishin ndryshime të vogla mes tyre, por përgjithësisht zotoheshin të ktheheshin në regjimin e para-pandemisë për çështjen e vizave, me qëllim rikthimin e “këmbimeve njerëz me njerëz në mënyrë të rregullt”.
Deri tani vendi është i hapur për të huaj nga SHBA, Britania, India, Australia, Iraku, Tailanda, Kroacia, Izraeli, Pakistani e Filipinet. Por të gjithë aplikuesit duhet të kenë marrë një dozë ose kursin e plotë të dy dozave, nga një prej vaksinave të prodhuara nga Kina. Testi negativ i koronavirusit gjithashtu është kriter.
Kina ka në qarkullim pesë vaksina për qëllime emergjence dhe të përgjithshme, tre prej të cilave janë shpërndarë në vende të tjera.
Top Channel