Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli e ftuar mbrëmjen e sotme në Open tha se partia që ajo përfaqëson ka 50% gra, për herë të parë në historinë e dekadave.
Ajo tha se numri i grave në politikë ka shkuar duke u rritur, por theksoi se duhet të shikohet se si trajtohen dhe sa qasen për të pasur zë të rëndësishëm.
“Për herë të parë Lëvizja për Ndryshim ka 50% gra. Në historinë e dekadave ka ndodhur për herë të parë. Problemi është se si i trajtojnë gratë. Sa hapësirë u japin, nëse ndihen vendimmarrëse për të pasur një zë të rëndësishëm. Dyshoj që të kenë një bindje të brendshme për të pasur një përfaqësim. Ka pasur zonja për tu respektuar në kuvend. Në kohën kur ishte Berisha në qeverisje, duhej të kishim një përfaqësim të zonjave në qeveri. Nuk e di se sa reale dhe sa peshë iu dha. Mbaj mend që kishte 30% gra për shkak të krizës ato dolën nga jeta politike dhe në ‘97 mbeta vetëm unë dhe pastaj erdhi përsëri që po shtohen”, tha Topalli.
Top Channel