I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…
Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani kanë humbur 249 persona.
Sipas një deklarate nga Instituti Robert Koch (RKI), 13.435 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 2.594.764.
Gjithashtu me 249 vdekjet e reja numri i viktimave është rritur në 73.905.
Numri i rasteve të reja të vërejtura në 100 mijë njerëz në javë në Gjermani, i cili dje ishte 83,7 për qind, sot është rritur në 86,2 për qind.
Pas 17 shkurtit numri i rasteve të vërejtur tek 100 mijë njerëz në 7 ditë ishte përcaktuar si 57.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e rajoneve në një mbledhje të zhvilluar më 4 mars, morën vendimin për rikthim përpara 7 marsit në masat e ashpra në rast se numri i rasteve të reja javore të vërejtur tek 100 mijë persona rriten mbi 100 tre ditë njëra pas tjetrës.
Numri i rasteve të reja javore në Gjermani ka shënuar rënie në muajin janar dhe shkurt, ndërsa në mars filluan sërish rritjen. Kjo rritje theksohet se buron nga mutacioni i COVID-19 dhe lloji i tij që përhapet me shpejtësi.
Top Channel