Foto/ Së shpejti hapet tuneli numër 3 në nyjën “Shqiponja”, Balluku: Akomodon fluksin

17/03/2021 11:32

TIRANË,-  Në infrastrukturën rrugore, në nyjën “Shqiponja” në Tiranë, po punohet me ritëm të përshpejtuar dhe me standardet më të mira cilësore, që garantojnë siguri dhe lehtësim të fluksit të lartë të qarkullimit për automjeteve, që hyjnë dhe dalin nga Tirana.

Hapeja e qarkullimin për automjetet në tunelin nr. 4 të nyjes “Shqiponja”, një ditë më parë (në 16 mars) ka sjellë lehtësim të trafikut për qarkullimin e automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit.

Ndërkohë po përgatitet shumë shpejt, hapja e tunelit nr.3 në nyjën “Shqiponja” që do të akomodoj fluksin e automjeteve nga Durrësi drejt Tiranës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën të ditur se, “pas hapjes së tunelit nr 4 në sheshin Shqiponja, po përgatitemi për hapjen e tunelit 3, i cili do të akomodoj fluksin e automjeteve nga Durrësi drejt Tiranës, duke lehtësuar kështu trafikun e rënduar”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel