Dy të vdekur e disa të plagosur nga shpërthimi i shtëpisë gjigande të fishekzjarreve në Kaliforni (fotot)

17/03/2021 19:43

Dy njerëz kanë vdekur pas një serie shpërthimesh në një magazinë të madhe fishekzjarresh, në një shtëpi private Kaliforni. Shpërthimet e fiqishme tronditën shtëpitë e thyen xhamat në shumicën e zonës rezidenciale.

FBI dhe agjenci të tjera të sigurisë po hetojnë ngjarjen që besohet se ishte shpërthim fishekzjarresh komerciale në qytezen Ontario, 35 milje në lindje të Los Angeles. Rreth 50 zjarrfikës ishin ende duke u përpjekur të shuanin flakët pasditen e të mërkurës, ndërsa rezidentëve iu rekomandua të evakuoheshin.

Të paktën tre njerëz pësuan plagë të lehta teksa në pamjet e publikuara shihej tymi i lartë në ajër pas shpërthimit fillestar, ndërsa vazhdonin zhurmat e fishekzjarreve që shpërthenin.

Kreu i policisë së Ontario, Mike Lorenz tha se rezidentët ishin në dijeni se në atë shtëpi mbaheshin fishekzjarre.

Dy viktimat ishin banorë të shtëpisë ku ndodhi shpërthimi.

Dëshmitarët thonin se shpërthimi i parë tronditi të gjithë zonën “si nje tërmet”, ndërsa kur ndodhi i dyti, njerëzit nisën të vraponin “për jetën e tyre”. Një adoleshent i zonës tha se dinte se në atë shtëpi mbaheshin fishekzjarre. “Ata gjithmonë plasnin fishekzjarre, nganjëherë kot, nganjëherë për festa ose për shfaqje”, tha ai.

Zjarrfikësit kishin arritur të shpëtonin një kalë në shtëpinë e shpërthimit, i cili ishte bllokuar pranë një gardhi, dhe prane zjarreve që ende digjeshin. Banorët e zonës janë evakuar për të paktën një natë, derisa zona të shpallet e sigurtë, thanë zyrtarët.

FOTO GALERI
1/8
Dy njerëz kanë vdekur pas një serie shpërthimesh në një magazinë të madhe fishekzjarresh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA