
“Valona” e italianëve/ Qyteti është plot me pushues, shumica janë italianë! Këtë vit “u zbulua” nga francezët
14/06 13:04
Në Durrës, 16 muaj pas tërmetit, banorët e pallatit të shembur nga ndërhyrja në kolona dhe pesha e depozitave protestojnë para bashkisë për fatin e pronës dhe strehimit të tyre.
Alije Mehmeti është nënë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe nuk i shmang dot lotët, ndërsa askush nuk i jep përgjigje kur dhe ku do të strehohet.
Më shumë se nga tërmeti, pallati te zona e ”2 gjelave” ku humbën jetën 2 gra u shemb nga ndërhyrjet e paligjshme në kolonat e tij.
Në atë kohë, banorët e pallatit denoncuan punimet, po autoritetet përgjegjëse heshtën. Tani banorët ndjehen sërish të braktisur dhe të cenuar në të drejtën e pronës dhe strehimit.
Top Channel