GJKKO ka vendosur që të kalojë për gjykim, dosjen e Redjan Rrajës dhe Ariol Halilajt të akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, shokut të tij Aleksandër Laho dhe Andi Malokut, shoferi 24 vjeçar që humbi jetën.
Rraja dhe Halilaj do të përballen para GJKKO me akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë në dëm të Ndojës, “Vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të Malokut dhe mbetur në tentativë ndaj Lahos, si edhe “Armëmbajtje pa leje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Kujtojmë se atentati ndodhi dy vite më parë, në 1 nëntor të 2019 kur tek mbikalimi i Shkozetit mjetit të prokurorit iu bë një atentat. I akuzuar si autor është Redjan Rraja, kurse Ariol Halilaj akuzohet ta ketë ndihmuar atë për t’u larguar nga vendngjarja.
Top Channel