Arusha ‘e moralshme’ sulmon dy tigrat që çiftoheshin para këlyshëve të saj (foto dramatike)

17/03/2021 17:35

Një nënë arushë e zemëruar është përballur ashpër me një tigreshë gjigande teksa mbante në kurriz këlyshët të saj, pasi me dije ose padije, ndërpreu dy macet e mëdha teksa po çiftoheshin në një rezervat natyror në Indi.

Bishat e fuqishme të xhunglës i hungërinin njerëz tjetrës hundë më hundë, teksa arusha luftarake ngrihej në dy këmbët e pasme për t’i treguar tigreshës së kush është ‘mbreti i xhunglës’.

Të kapur më mes të aktit të ciftimit të tyre në një fushë të parkut kombëtar Ranthambore, dy tigrat e Bengalit nisën duelin me arushën e zezë ‘zvarranike’ dhe fillimisht dukej se po e sprapsnin.

Por në vend që të largohej, arusha duket se vendosi se sulmi ishte mbrojtja më e mirë, dhe u vendos në rrugën e tigrave duke ulëritur ndaj tyre, me qimet e kurrizit të ngritura përpjetë.

Gjatë gjithe kohës këlyshët e saj rrinin të kapur e të strukur në kurrizin e nënës arushë, e cila u sul drejt tigreshës. Kjo e fundit dukej e habitur nga guximi e rivalit të saj.

Në fotot shihet arusha që lëshon putrën e saj me kthetra ndaj tigreshës dhe shokut të saj, që më në fund vendosin se nuk ia vlen të luftosh, dhe tërhiqen larg arushës.

Skena e dhunshme u kap nga fotografi i botës së egër Aditya Dicky Singh i cili tha se brenda dy minutave arusha kishte përzënë dy tigrat për të mbrojtur këlyshët e saj.

“Nuk besoj se arusha i ndërpreu qëllimisht tigrat në aktin e tyre, ajo thjesht u shtang nga prezenca e tyre e palajmëruar. Ne prisnim që arusha të largohej e frikësuar, por ajo bashkë me klyshët në kurriz u nisën në një sulm vetëmohues drejt tigrave”.

“Ne ishim të shqetësuar për arushën”, tha Aditya. “Por duket se kishin nënvlerësuar fuqinë e zemërimit të nënës me këlyshë. Gjithçka ndodhi në vetëm dy minuta e 10 sekonda”.

Arinjtë zvarranikë të njohur në Indi si “sloth bear” jetojnë në zonën kontinentale indiane dhe listohen si specie e rrezikuar. Ata ushqehen me fruta, insekte dhe kafshë të vogla brejtëse.

Tigrat e Bengalit listohen si macet e egra më të mëdha në botë dhe llogaritet se kanë mbetur vetëm 2,500 deri 3,300 në kushte të egra.

FOTO GALERI
1/10
Një nënë arushë e zemëruar është përballur ashpër me një tigreshë gjigande teksa mbante në kurriz këlyshët të saj

Top Channel