55 mijë kristale e 1500 orë për të realizuar fustanin mahnitës të Dua Lipës për “Grammy 2021” (Fotot)

17/03/2021 17:32

Dua Lipa gjatë ditëve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale dhe media.

Të dielën fitoi një çmim tjetër ‘Grammy’ për albumin më të mirë në zhanrin pop.

Krahas kësaj, 25-vjeçarja mori vëmendje të madhe me paraqitjen e veçantë nën markën e ‘Versace’, duke qenë se bashkëpunon prej vitesh me të.

Megjithatë, për të realizuar fustanin rrjetë të Lipës me kristale është bërë një punë shumë e madhe dhe kjo u zbulua nga stilistja italiane, Donatella Versace.

Kjo e fundit ka ndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilit tregon se ka punuar 1500 orë për të dhe se përmban 55 mijë kristale.

“Ky fustan i ateliesë Versace mori 1500 orë për tu bërë dhe është i tëri i mbuluar me 55 mijë kristale”, u shpreh Donatella.

Theksojmë se ky është ‘Grammy’ i tretë për artisten shqiptare, pasi në 2019 mori dy ‘Grammy’ dhe u bë e para shqiptare që e arriti këtë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA