Erozioni është një fenomen i përhershëm. Para viteve 90-të në vendin tonë ai është mbajtur nën kontroll, por pas viteve 90-të vihet re një rritje galopante.

Aktualisht Shqipëria ka një bilanc negativ sa i përket sipërfaqes së tokës së erroduar, krahasuar me asaj të krijuara si pasojë e depozitimit të sedimenteve.

“Tre janë faktorët bazë të erozionit. Faktori i parë: Jemi 75% të pjerrët, faktori i dytë reshjet dhe faktori i tretë menaxhimi dhe këtu lemë për të dëshiruar. Shumatorja e këtyre tre faktorëve sa më negative të jenë këto vlera aq më i madh është erozioni” u shpreh Fatbardh Sallaku, Rektor në Universitetin Bujqësor

Pas viteve 90-të harta e shfrytëzimit të tokës bujqësore ndryshoi në mënyrë drastike në vendin tonë. Ndërtimet pa kriter, mbi toka bujqësore, mbi këneta, buzë lumenjve, mbi rërën në plazhe apo mbi kanalet kulluese janë një tjetër faktor që ka çuar në shtimin e ritmit të erozionit.

“Në vend të parë futet urbanizimi, simodomos në Shqipëri ka vlera disa herë më të larta. Mjafton të bësh një vizitë në korridorin Tiranë-Durrës dhe ta shohësh se si ka qenë para viteve 90-të. Unë jam i sigurtë, që për 10 vite ne nuk do ta dallojmë kufirin ndarës mes Tiranës dhe Durrësit. Kemi fenomenin e Bathores, unazën që para viteve 90-të ka qenë kurora e Tiranës dhe sot jemi kthyer në betonizim. Jemi i vetmi vend që një shi bie dhe themi u përmbytëm, po ne jemi përmbytur vetë. Ka bllokim të kanaleve kulluese” – u shpreh Fatbardh Sallaku, Rektor në Universitetin Bujqësor

Top Channel