TIRANË- Teksa prezantonte Planin për Arsimin, për mandatin e tretë, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza edhe ndaj kundërshtarëve politik.

Rama në sfond nxori foton e Mark Markut, Albana Vokshit dhe Agron Gjekmarkajt, duke i cilësuar si tre ministrat e Arsimit të forcës “KÇK” që vënë kujën për çdo gjë.

DASH e detyroi të hiqte dorë nga makrabiteti që mësuesit t’i shpëtonin një tjetër mitingu. Kur drejtonin këta që duan të kthehen në drejtim për ta vënë arsimin në duart e Markut dhe Gjekmarkut. Ja ku i keni tre ministrat e Arsimit të KÇK. Dy personazhe të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur vetëm për sharje. Të tre sharxhinj, që sharrë, dhe shajxhinj që shaj e shaj, kujexhi, që vë kujën për çdo gjë. Kundër çlirimit të shkollave, kundër, kundër.

Tre ministrat e Arsimit të kohës që janë kundër kundër kundër. Vetëm imagjinojeni njërin. Njërin nga të tre në krye të arsimit dhe merrni me mend fëmijën tuaj. Mësuesit e fëmijëve tuaj, shkollën e fëmijës tuaj në duart e kujtdo prej këtyre të treve. Jam krenar që PS e çliroi shkollën dhe i ktheu mësuesin dinjitetin e tij. Sot mësuesit e vjetër që kanë aty vendin prej kohësh janë të palëvizshëm nga ai vend, ndërsa të rinjtë e fitojnë vendin e punës përmes një institucioni të pavarur “Mësues për Shqipërinë”, tha Rama

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA