Mbërrijnë 9360 vaksina Pfizer, do përdoren për mësuesit dhe të moshuarit

16/03/2021 01:01

Ndërkaq mbrëmjen e së hënës mbërritën 9360 doza të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj i pritën në Aeroportin e Rinasit.

“9360 doza të cilat vijnë nga kontrata me Pfizer dhe do të mbyllim vaksinimet me stafin mjekësor dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve”, tha Manastirliu, ndërkohë që në total nga Pfizer janë 450 mijë vaksina që do të vazhdojnë të vijnë në muajt prill, maj dhe qershor.

Manastirliu theksoi se do të vijohet me grupet më të riskuara. “Do të vijojmë me grupet e rriskuara që janë mësuesit. Duhet thënë që deri tani tani vendi ynë ka pritur në saj të kontratave mbi 80 mijë doza vaksinash. Vaksinimi do të vazhdojë ditë pas dite”, tha ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA