Itali/ “Çmendet” shqiptari! Kalon mbrëmjet me gra të tjera, kthehet në shtëpi dhe kërcënon gruan në sy të fëmijëve: Do të të djeg

16/03/2021 10:44

Një ngjarje e rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Itali, ku një 36-vjeçar shqiptar nuk arrinte të qetësohej dhe kërcënonte vazhdimisht gruan.

Edhe pse gruaja e tij telefonoi policinë, ai nuk vazhdonte të bërtiste duke thënë: “Do të të djeg të gjallë”, ndonëse aty ishin edhe fëmijët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 kur gruaja 30-vjeçare, me origjinë shqiptare telefonoi policinë pasi ishte e tmerruar nga sjellja e dhunshme e burrit të saj. Sipas viktimës, pavarësisht nga prania e fëmijëve 7 dhe 4 vjeç, burri kishte marrë një thikë dhe e kishte vendosur në qafën e saj duke bërtitur se ai do ta vriste atë.

Gruaja e tij, e tmerruar nga sjellja e shqiptarit i cili, sipas historisë së tij, shpesh kalonte netë larg shtëpisë në shoqërinë e grave të tjera dhe përdorte drogë, nuk kishte gjetur kurrë guximin të kërkonte ndihmë. Kur burri u kthye në mëngjes, ai nuk hezitoi të keqtrajtojë edhe fëmijët të cilët, sipas tij, “nuk e linin të flinte”, shkruan Rimini Today.

Historinë e konfirmuan edhe disa fqinj, të cilët dëshmuan se kishin dëgjuar shpesh debate në shtëpinë e tyre.

Duke pasur parasysh situatën, personeli i policisë së shtetit bindi gruan të largohej nga shtëpia së bashku me fëmijët për të shmangur agresionin e mëtejshëm nga 36-vjeçari dhe të strehoheshin tek ndonjë i afërm. Kur burri pa gruan e tij që po bënte gati valixhet, ai filloi të bërtiste se do e digjte të gjallë dhe teksa agjentët po e tërhiqnin, ai nxorri një thikë dhe tentoi të godiste gruan në bark.

Ai u arrestua, ndërsa gjatë kontrollit, u gjetën 5 gram hashash dhe 1 gram marijuanë në xhepat e tij nga kontrolli. 36-vjeçari akuzohet për keqtrajtim familjar, rezistencë ndaj një zyrtari publik, burri u raportua gjithashtu si përdorues i drogës. Të Dielën ai u shoqërua më pas në burgun “Casetti” në pritje të vërtetimit të arrestimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA