Ka nisur edhe në Durrës procesi i vaksinimit të mësuesve.

Rreth 800 arsimtarë nga 1600 që numëron ZVA Durrës kanë pranuar të vaksinohen. Këtu në sallën ”Black Box” të liceut artistik procesi ka nisur normalisht. Arsimtarët me formularin e miratimit dhe pasi i nënshtrohen anamnezës te mjeku i familjes vaksinohen, duke dhënë konsensusin e plotë për këtë proces.

”Aspak i vështirë. Ne jemi mësues dhe punojmë me Oksfordin. Punojmë me tekstet e Oksfordit. Morëm vaksinën e Oksfordit dhe shpresojmë që dhe rrogat të na bëhen si të Oksfordit.”

”Isha nga të parat që firmosën për po.”

”Frikë pata, po jo dyshim. Nuk besoj se është diçka e gabuar. Të njëjtën gjë kemi bërë dhe me fëmijët”

”Isha në dilemë, po vendosëm ta bënim dhe si shoqëri.”

”Ishim të bindur dhe erdhëm. Ndjehem mirë.”

”Erdhëm me bindjen se do të vemi për të parandaluar dhe siguruar mbrojtjen e vetvetes dhe të tjerëve’‘,  thanë mësuesit.

Në ditën e parë të vaksinimit janë ftuar 220 mësues të 5 shkollave të qytetit për t’u vaksinuar. Ky proces është inspektuar dhe nga kryeministri Edi Rama.

Ndërsa në Durrës kanë shprehur vullnetin 50% e mësuesve, në Shijak janë mbi 80% e mësuesve që kanë pranuar të vaksinohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA