Numri i britanikëve që po sigurojnë shtetësinë e një tjetër vendi anëtar të Bashkimit Evropian, thuajse është dyfishuar në vitin 2019.
Shifrat e Eurostat, të publikuara së fundmi, tregojnë se 29800 britanikë janë natyralizuar gjatë këtij viti krahasuar me 16200 që ishin në 2018.
Në 2016, kur britanikët votuan pro divorcit me Bashkimin evropian, më pak se 6700 britanikë morën një pasaportë në një vend të BE-së. Britania e madhe, zyrtarisht doli nga BE më 1 janar 2020, dhe hyri në një periudhë tranzicioni 12 mujore gjatë të cilës vendi mbeti në unionin e doganave të bllokut dhe në tregun unik. Negociatat për marrëdhëniet pas Brexit-it vazhduan edhe pse një marrëveshje mundi të arrihej vetëm mbrëmjen e krishtlindjes së vitit të shkuar. Gjermania, është shteti më i kërkuar për britanikët.
Që nga referendumi, 29478 qytetarë britanikë janë bërë gjermanë dhe rreth gjysma e tyre, 13675, e bënë këtë në 2019. Franca dhe Suedia janë respektivisht zgjedhjet e dyta dhe të treta të britanikëve. Në total, më shumë se 9600 dhe 8 mijë qytetarë britanikë u bënë shtetas francezë dhe suedezë që nga 2016.
Pjesa më e madhe e qytetarëve të rinj të bllokut janë në moshë pune. Nga 4489 britanikët që u bënë suedezë në 2019, më shumë se 75 për qind ishin mes moshës 20 dhe 59 vjeç. Në Francë, shifra ishte pak më e ulët por sidoqoftë, mbi 50%.
Top Channel