Vrasësi i Behar Sofisë, para gjyqit/ Video kur Ernejt Shyti ndjek nga pas viktimën e tij në anë të Lanës

15/03/2021 15:02

Me duar në xhepa kryen ecejake duke çaluar për disa minuta përpara se ta vrasë!

Ernejt Shyti, i cili mban në kokë një kapuç dhe një xhup dimëror me bindjen se nuk do të zbulohej. Ai kapërcen trotuarin midis makinave dhe në të njëjtin çast shënjestra e tij Behar Sofia kalon me vrap vijat e bardha. Ky veprim shtyn vrasësin të kthehet pas, e shikon përballë për t’u bindur që ai është personi që i kanë treguar në fotografi dhe më pas i vihet pas për ta qëlluar pas shpine.

Ky maskim nuk e shpëtoi dot Ernejt Shytin që mos të zbulohej nga autoritetet të cilat kryen ekspertizë,  për të konfirmuar që ky është një improvizim.

Ernejt Shyti, Xhuliano Visha, Leonor Xhixha dhe Skënder Vathi u lanë në arrest me burg nga gjykata, për akuzën e vrasjes me pagesë të Behar Sofisë, teksa ndaj tyre janë administruar një sërë kamerash sigurie, bisedat në messenger kur vrasësi njoftohet se shënjestra doli si dhe një dëshmitar me profesion taksist që një ditë pas krimit u paga nga Ernejt Shyti për ta transportuar deri në terminalin e autobusëve.

Prokuroria këmbëngul se Skënder Vathi është kontaktuar nga të tjerë për të realizuar vrasjen e Sofisë dhe ai kërkon ndihmën e nipit, Leonar Xhixha i cili në burg kishte njohur Xhuliano Vishën. Por, ky i fundit nënkontraktoi shytin që sipas të ëmës punonte hekurthyes në Malin e Zi.

Prokuroria është vënë në kërkim të identitetit të personave që deshën të vdekur Behar Sofinë.

Anila Hoxha

FOTO GALERI
5/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA