Vaksinohen mësuesit e Tiranës/ Në disa shkolla po vijon procesin me vaksinat e AstraZeneca

15/03/2021 15:14

38.400 doza te vaksinës Astra Zeneca qe mbërritën ne vendin tone një jave me pare kane sjelle shume pikëpyetje ne opinionin publik, nëse vërtete ashtu si ne shume shtete duhej te pezullohej apo jo.

Megjithatë te shtunën e kaluar nisi procesi i vaksinimit te mësuesve duke qene se per ta do përdoret kjo vaksine, e ne fakt jo vetëm ne shkollën “4 dëshmoret” ne Tirane por ne te gjithë qytetet e Shqipërisë mësuesit kane nisur te marrin dozen e pare te vaksinës.

Duke iu përmbajtur rregullores me maska e ne distance mësuesit ne Tirane edhe sot u paraqiten ne shkollën “Dëshmoret e Kombit”, aty ku mes një ndrojtje per t emos folur përpara kamerave qëndruan ne pritje per te kryer vaksinën e shume përfolur.

Duke u ndare ne grupe me nga 10 persona aq sa duhen per përdorimin e një flakoni vaksinash mësuesit nisen procesin e pasi përfundonte vaksinimi qëndruan ne palestrën e shkollës “4 Dëshmoret” per rreth 15 minuta e me pas u larguan duke përcaktuar dhe datën e vaksinës tjetër, pra dozes se dyte.

Deri me tani asnjë mësues ne kryeqytet nuk ka refuzuar te marre vaksinën AstraZeneca, pavarësisht zërave se ne shtete të ndryshme kjo vaksine është pezulluar. Edhe agjencia e barnave ne Itali ka qetësuar qytetaret ne mbare europen duke deklaruar se nuk ka asnjë prove qe efektet anësore shkaktohen nga kjo vaksine madje sipas tyre rastet e vdekjeve janë rastësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA