Pas vaksinimit te bluzave të bardha në Korçë ka nisur vaksinimi edhe për të moshuarit dhe mësuesit.
Mbi 2000 doza AstraZeneca janë planifikuar në këtë faze të parë për kategori ndërsa në Pogradec janë 750 mësues e në Devoll 250 për të cilët ka nisur vaksinimi.
Në Korçë të paret që e nisen vaksinimin ishte mosha e tretë ata mbi 80 vjeç dhe në ditën e parë u vaksinuar mbi 30 persona.
Të paret që u vaksinuan në qarkun e Korçës ishin 1330 persona nga bluzat e bardha ndërsa për vaksinimin e të moshuarve do të duhen mbi 20 mijë doza.
Pas te moshuarve tashme edhe ne qytetin e Lezhës ka nisur proces i vaksinimit te mësuesve. Gjate ditës se sotme kane qene 150 mësues te cilët kane marre dozen e pare te vaksinës AstraZeneca.
Ambjentet e gjimnazit “Hydajet Lezha” sot ishin kthyer ne qendrën e vaksinimit anticovid te mësuesve. Mësues te shkollave te ndryshme te qytetit por dhe fshatrave u paraqiten per te marre dozen e pare te vaksinës. Procesi ka vijuar normalisht dhe të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine nuk kanë paraqitur probleme.
Pas lajmeve që dolën për vaksinën AstraZeneca, nje pjese e mësuesve edhe ne Lezhe kane ngurruar te kryejnë kete vaksine.
Sot e kane marre dozen e pare ta vaksinës anti covid 150 mësues, ndërsa procesi i vaksinimit është ndjekur nga afër edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shendetesise.
Top Channel