Vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca, Rama: Italia e rifuti injeksionin! Manastirliu: Sonte mbërrijnë edhe 9,320 doza të Pfizer

15/03/2021 14:14

Teksa në të gjithë vendin tonë janë shpërndarë 38400 dozat e vaksinës AstraZeneca, kryeministri Edi Rama ka thënë se Italia ka rifilluar aplikimin e kësaj vaksine.

“Dje agjencia Kombëtare e Shëndeti në Itali e ka rifutur Asta Zenecan se ka verifikuar se nuk asnjë lidhje me ato që ka ndodhur” ka thënë Rama.

Kjo deklaratë e Ramës ka ardhur teksa ai inspektonte procesin e nisjes së vaksinimit të mësuesve në Lezhë.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se sot kanë marrë informacion nga Pfizer se do të mbërrijnë në vendin tonë 9320 doza të tjera vaksine.

Manastirliu: Është një situatë që po monitorohet ashtu siç ndodh me vaksinat.

Rama: Duhet ta mbyllim shpejt procesin se nuk ka kohë. Na vijnë vaksinat e tjera. Shpejt, shpejt,  shpejt. Do sjellim një mal me doza dhe duhet ta dyndim Shqipërinë me vaksina.

Manastirliu: Kemi një lajm të mirë nga Pfizer. Sot kemi njoftimin. Vijnë 9320 doza të Pfizer. Vijojmë vaksinimin për dozat e dyta me Pfizer. Plotëson dozat e tjera që janë bërë.

Rama: Qëllimi është që deri në fillim të qershorit të kemi shkëputur hallka të zinxhirit infektues.

Top Channel