U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, në pranga 2 persona, në kërkim bashkëpunëtori

15/03/2021 11:48

Dy persona janë vënë nën pranga pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Kështu u kapën dhe arrestuan shtetasit: N. N., 25 vjeç dhe A.L., 32 vjeç, të dy banues në Korçë, si edhe është shpallur në kërkim policor shtetasi A.D., 24 vjeç, banues në Korçë.

Njoftimi i policisë/ Elbasan

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën në flagrancë duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se tre shtetas po transportonin nga Korça në drejtim të Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapën dhe arrestuan shtetasit:

N. N., 25 vjeç dhe A.L., 32 vjeç, të dy banues në Korçë.

Si edhe është shpallur në kërkim policor shtetasi A.D., 24 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke transportuar 7 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy mjete dhe tre aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel