Sekuestrohen 2.5 kg kanabis dhe një sasi kokainë në Sarandë, arrestohet 24-vjeçari

15/03/2021 09:48

Një 24-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 kg kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokaine.

Policia ka vënë nën pranga shtetasin me inicialet G.A., banues në Ksamil.

Njoftim i policisë/ Sarandë

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.
Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mund të posedonte lëndë narkotike në subjektin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

G. A., 24 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel