Rama ironizon listën e PD në Lezhë: Në krye janë Marku e Gjekmarku, personazhe qesharake të klubeve të mbrëmjes

15/03/2021 15:42

Kryeministri Edi Rama ironizoi listën e PD-së në qarkun e Lezhës teksa prezantonte kandidatët për deputetë të PS që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama tha se PD ka vënë në krye Markun dhe Gjekmarkajn, të cilët i cilëson si “dy personazhe qesharake të klubeve mediatike që do të vijnë për weekend” në qytetin bregdetar.

Rama: Në PD të Lezhës i është vënë në krye Marku dhe Gjekmarku, dy personazhe qesharake të komedive të klubeve të mbrëmjes mediatike, dhe një zonjë që nuk banon këtu. Faktikisht nëse ne do të arrijmë objektivin tonë maksimal që është të kemi 4 deputetë, të tre deputetët e PD do të jenë banorë Tirane që do vijnë në Lezhë për të pirë ndonjë kafe të shtunave dhe do bëjnë sikur do flasin me elektoratin, ndërkohë që ne i kemi njerëzit këtu.

Ky është respekt për qytetarët këtu. Siç kemi bërë përgjithësisht me të gjitha zonat. Ku jemi vendosur përfaqësues të territorit, njerëz që jetojnë në territor, që i dinë hallet e njerëzve, që në mëngjes duhet të dalin nga shtëpia këtu, jo në Tiranë, dhe që do të kthehen këtu, nuk do të shkojnë të vazhdojnë një jetë, midis Parlamentit, klubeve mediatike dhe shtëpisë në Tiranë dhe ta përdorin Lezhën apo Vlorën vetëm për ndonjë weekend pseudo-institucional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA