Rama inspekton shkollën dhe kopshtin “Hajdar Hoxha” në Krujë: Rilindur me përmasa e kushte krejt të tjera

15/03/2021 12:38

Shkollat dhe kopshtet e reja, të rindërtuara nga themelet në të gjitha zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, po shtohen dita-ditës.

Një institucion arsimor i rilindur falë Programit të Rindërtimit është shkolla e kopshti “Hajdar Hoxha” në Larushk të Krujës, të cilën e vizitoi sot, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Shkolla e re, që ka të përfshirë edhe mjediset e kopshtit, ka 320 nxënës dhe 19 e klasa dhe laboratorë të pajisura më së miri me mjetet didaktike dhe gjithçka nevojitet për ta zhvilluar mësimin në kushte optimale.

Ministri për Rindërtimin Ahmetaj tha se edhe kjo zonë përfiton nga fondet e BE-së për rindërtimin e shkollave. “Nga 160 shkolla, një pjesë e mirë është e tyre është dorëzuar, një pjesë tjetër janë në proces. Ato që mbarojnë brenda shkurtit të vitit 2022 janë pjesa e donatorëve. Edhe kjo bashki përfiton nga rindërtimi i shkollave nga  donatorët,” – u shpreh Ahmetaj.

Top Channel