Pas Gjermanisë, edhe Italia me Francën kanë pezulluar programin e vaksinimit me vaksinën e AstraZeneca.

Agjencia italiane e ilaçeve ka ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca të COVID-19, si masë paraprake dhe përkohshme, në pritje të një takimi të Agjencisë Evropiane të Barnave, njoftoi të hënën agjencia italiane AIFA.

“AIFA ka vendosur të zgjasë ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca të COVID-19 në të gjithë vendin si një masë paraprake dhe përkohësisht, në pritje të vendimeve të EMA. Ky vendim u mor në përputhje me masa të ngjashme të miratuara nga vendet e tjera evropiane”, tha agjencia në një deklaratë, sipas CNN.

Franca gjithashtu ka pezulluar përdorimin e vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit në pritje të rishikimit nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të martën, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Ne kemi vendosur të pezullojmë përdorimin e AstraZeneca si një masë paraprake dhe shpresojmë ta rifillojmë atë shpejt nëse këshillat e EMA e lejojnë atë”, tha Macron gjatë një konference shtypi të hënën.

Vendimi ndjek një numër vendesh të tjera evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca në pritje të vlerësimit të mëtejshëm, pavarësisht pohimeve nga Komiteti i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinat dhe Imunizimet (JCVI) se vaksina është testuar rigorozisht për sigurinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA