Pas ditës së verës, erdhi dimri/ Reshje dëbore në verilindje dhe në juglindje

15/03/2021 15:31

Marsi po shfaqet si një kombinim I dy stinëve, pranverës, së cilës i përket, dhe dimrit.

Vendi u gdhi sot me temperatura deri në -2 gradë Celcius dhe dëborë deri në 700 metra lartësi mbi nivelin e detit. Parashikohet qe pranvera e vërtetë të vijë vetëm pas 25 marsit.

Në verilindje të Shqipërisë, në Dibër, Kukës, por edhe Pukë e Tropojë sot ka patur reshje dëbore të konsiderueshme. Dëbora nisi edhe në juglindje në qytetin e Ersekes dhe zonat rurale të Korcës, ndërsa në mesditë dëbora nisi edhe në Llogora. Ndërkohë që qytete si Durrësi në mëngjes provuan përmbytje.

Adiola Bani, Meteorologe: Kjo javë ka nisur me rebeshe shiu, reshje dëbore në një pjesë të mirë të zonave malore dhe stuhi ere në brigjet detare. Tempëraturat janë tipike të dimrit.
Presim përmirësim të lehtë të kushteve të motit sot pasdite. Por moti do të jetë me vranësira dhe reshje të izoluara deri ditën e premte, si dhe me temperatura të ulta deri në -4 gradë Celcius, mëngjesi në zonat malore, ndërsa mesdita deri në 13-14 gradë Celcius.

Fundjava sjell rritje të temperaturave deri në 19 gradë Celcius, pra si ditë pranvere.

Kjo situatë paqëndrueshmërie do të vazhdojë deri në datën 24 mars. Ndërsa pranverën e vërtetë e presim pas datës 25 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA