Nis vaksinimi i mësuesve me vaksinën AstraZeneca në Krujë dhe në Elbasan

15/03/2021 12:07

Nis vaksinimi i mësuesve edhe në Bashkinë e  Krujës. Qendra e vaksinimit është ngritur në palestrën e shkollës së mesme ”Shote Golica” të qytetit të Fushë-Krujës.

Kruja ka qenë një nga vatrat më të nxehta të infektimit gjatë vitit të kaluar, ndërsa sot situata paraqitet nën kontroll. Aktualisht, në këtë bashki janë 130 raste aktive.

Ndërkohë ka nisur edhe në Elbasan procesi i vaksinimit të mësuesve. Qendra e vaksinimit  është tek drejtoria e shëndetit publik në këtë qytet.

Kujtojmë se në Shqipëri sot ka nisur vaksinimi masiv, pas mbërritjes së mbi 38 mijë dozave nga AstraZeneca.

Top Channel