Mjekët thotë se kompania që prodhon vaksina anticovid ka dhënë disa deklarata kontradiktore, në lidhje me efikasitetin e saj.
Epidemiologia në SHBA, Rubina Muzina thotë se trompoembolia (mpiksja e gjakut) nuk është parashikuar te efektet anësore nga kompania, por kjo nuk e përjashton faktin se është efekt i mundshëm. “Deklarata e EMA-s, thotë se tashmë nuk kemi të dhëna që këto shkaqe mjekësore janë të lidhura me vaksinimin, sepse nuk janë shënuar si efekte anësore nga kompania”.
Ajo thotë se deklaratat e AstraZeneca-s kanë ndryshuar disa herë dhe kjo ka bërë që SHBA të hezitojë në miratimin e vaksinës. “Hezitoi të jepte të dhënat e fazës së tretë klinike, këtu në SHBA nuk është miratuar akoma. Ka pasur kampione më të vogla të studimit paraprak dhe nuk rezultoi shumë efektive në moshat mbi 80 vjeç. Në fillim tha se me dy doza jep efikasitet 60%, në deklaratën e dytë tha jep 90%, ndërsa në deklaratën e tretë 82%, pra është kontradiktore’, saqron Muzina në një lidhje direkte në “Shqipëria live”.
Ornela Ademi, nga EMA (Agjencia Europiane e Ilaçeve), në Norvegji thotë se mpiksja e gjakut ndodh dhe në mënyrë natyrale, pa marrë vaksinë. “Këto trompoempolizma ndodhin në mënyrë natyrale në 1/10.000 persona, në mënyrë natyrale, dhe pa marrë vaksinës, te personat nën moshën 40 vjeç. Dhe 5-7/10.000 persona në moshën mbi 80 vjeçe”.
Sipas saj, EMA po heton rastet. “Po sheh këto efekte potenciale, sepse nuk është e thënë që janë shkaktuar nga vaksina. Vendet që e kanë pezulluar kanë pasur raste, që mund të jenë efekte anësore të mundshme, EMA po i heton. Para se të bëhej raportimi kësaj vaksina, nuk ka ndodhur asnjë rast i tillë te rastet studimore”.
Shton se “nuk duhet të kemi frikë. Rreziku i infektimit është shumë herë më i lartë se efektet anësore që mund të jenë të lidhura me vaksinën”.
Mjeku, Ilir Allkja shpjegon se “është e mundur që të dalin efekte që nuk janë parashikuar më parë nga kompania. “Dua të them çfarë përmban kjo vakinë. Ka mikroorganizma të modifikuar gjenetikisht, mikro të dobësuar të adenovirusit, ka thumba të koduar të Sars-Cov-2” .
Ndërsa mjeku, Laidon Shapo, i cili ka marrë një dozë të vaksinës AstraZeneca thotë se ka parë rezultate pozitive, ndërkohë që efektet anësore ishin shumë minimale. “Thjesht pata në dhimbje minimale në vendin e vaksinës. Për mua dha rezultate. Bëra pas 2-3 javësh testin serologjik dhe rezultatet e antitrupave ishin të mira”.
Sipas mjekëve, deri tani, janë raportuar 37 raste të tilla nga 17 milion të vaksinuar gjithsej.
Top Channel