Monumenti 8 shekullor/ Kisha e Marmiroit në Orikum, banorët ende e përdorin si objekt kulti

15/03/2021 12:14

Kisha e Marmiroit është një objektet e kultit më të veçanta në zonën e Orikumit. E ndërtuar rreth shekullit të 12, struktura e saj është ngjashme me pak kisha në Ballkan. Interesi për ta vizituar është i madh por që të mbërrish atje nuk është e lehtë.

Vitet e fundit kjo kishe është futur si nje destinacion ne guidat turistike, por praktikisht janë te pakte ata qe arrijnë atje dhe kur mbërrijnë në kishë nuk ka ciceron.

Banoret e zonës u shërbejnë si udhërrëfyes të huajve dhe arrijnë të kuptojnë se çfarë duan ata edhe pse s’ua dinë gjuhën.

Ne kishe janë mjaft te dukshme dhe dëmtimet e afreskeve shekullore si pasoje e braktisjes. Kur ndezin qirinj besimtaret ortodokse te zones urojnë që bashkë me mirësinë që presin, dikush të vërë dorë edhe në kishën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA