Ky kombinim i çuditshëm, që u bë trend në TikTok, pastron si me magji hekurin tuaj të rrobave

15/03/2021 13:27

Hekuri  duhet të pastrohet herë pas here për të shmangur ndryshkjen, por çfarë të bëni nëse mbulohet nga ndryshku dhe pastrimi duket i pamundur?

Pastrimi i hekurit rrallë është në krye të listës të rutinë sonë derisa të bëhet tepër vonë. Një hekur i ndryshkur ngjitet në rrobat dhe lë njolla të zeza në veshjen. Mos e hidhni hekurin tuaj – gjithçka që ju nevojitet është pak paracetamol dhe një piskatore.

Ndryshku shpesh ngjitet dhe është pothuajse i pamundur të hiqet, që do të thotë se nuk ka asnjë mënyrë që ta përdorni mbi rrobat e sapo lara. Sekreti për të hequr këtë problem nga hekuri, ndoshta është tashmë në kutinë tuaj të ilaçeve në shtëpi.

Një postim në TikTok nga @destiny_jay ka grumbulluar më shumë se 77.000 pëlqime, dhe 2.378 njerëz ndanë videon befasuese me miqtë e tyre. Në video, shpjegon procesin, ku thjesht duhet të fërkoni paracetamolin në hekur dhe ndryshku do të largohet copa-copa. Blogerja arriti të transformojë plotësisht hekurin e saj me vetëm një tabletë paracetamol.

Më parë, duhet ta ndizni hekurin dhe të zbrazni ujin para se të përpiqeni të pastroni hekurin me tabletë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA