“Kush zgjedh LSI, zgjedh Metën”/ Rama: T’ia plotësojmë dëshirën që të japë dorëheqjen me fitoren në 25 prill

15/03/2021 19:31

Në Lezhë socialistët synojnë të marrin një deputet më shumë se zgjedhjet e shkuara. Bindjen për mandatin e 4-t ia japin kandidatët e skuadrës kundërshtare.

Rama: Dy personazhe groteske Marku dhe Gjekmarku, të komedive te klubeve të mbrëmjes mediatike. Nëse ne do të arrijmë objektivin tonë maksimal, që te kemi 4 deputetë, të 3 deputetët e PD-së do të jenë banorë Tiranë, që do vijnë në Lezhë për të pirë kafe. Nga ana tjetër skuadra e Monikes, është një kiamet më vete.

Garën e vërtetë elektorale e pranon hapur se nuk e ka me Lulzim Bashës, të cilin e këshillon të analizojë humbjen e radhës.
Edi Rama: Lulzim Basha është një kukull në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës, që e kanë lidhur me zinxhirin e Monikës, kukull që nuk i duhet askujt. Jam i bindur që ky 25 prill do të jetë fillimi i një pranvere edhe për vetë PD-në që, më në fund, pas 3 humbjesh rresht, me siguri do detyrohet që të shohë nga vetja.

Problemin e vërtetë Edi Rama e sheh tek Ilir Meta teksa fton shqiptarët t’i plotësojnë kërkesën për ta larguar me votë nga Presidenca.

Rama: Kush zgjedh sidomos LSI-në, zgjedh Ilir Metën dhe jo drejtësinë dhe duke qenë se Ilir Meta është i gatshëm të japë dorëheqjen, siç ka thënë, pas 25 prillit kur të fitojmë ne dhe ne do fitojmë, atëherë ky është rasti për të gjithë ata, të cilët duan ta çlirojnë këtë vend nga barra gjithmonë e më e rëndë e imazhit që i krijon ky njeri.

Kryeministri foli edhe për projektet e së ardhmes. Mes tyre me i rendesishmi aksi Milot-Fier, për të cilin lajmëroi rihapjen e garës ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA