“Keni luajtur nga mendtë e kokës, e quani flamurin provokim”/ Bushati debat me Pezën

15/03/2021 21:55

Edhe pse zyrtarisht na ndajnë edhe disa ditë nga nisja e fushatës, ajo ka nisur dhe jo pa ngjarje.

Konflikti te zyrat e FRD dhe ngjarja në Elbasan ditën e verës ku militantët e PD dhe PS u përplasen me njëri tjetrin shënojnë tensionet e para të fushatës politike.

Këto ngjarje tregojnë se ditët në vijim do jenë të vështira, ndërsa në Open analistët u ndanë në dy grupe, ku ndër të tjera thanë se tensioni i shërben mazhorancës.

Ndërkohë që një foto e sjellë nga Alfred Peza në Open ku tregohet valëvitja e flamurit të PD para incidentit në Elbasan , nxiti debatet mes tij dhe analistit Andi Bushati.

 

Bushati: Ju quani flamurin e PD provokim, keni luajtur nga mendtë e kokës.

Peza: Bushat ajo është një gjë e paramenduar.

Top Channel