
Edhe pse zyrtarisht na ndajnë edhe disa ditë nga nisja e fushatës, ajo ka nisur dhe jo pa ngjarje.
Konflikti te zyrat e FRD dhe ngjarja në Elbasan ditën e verës ku militantët e PD dhe PS u përplasen me njëri tjetrin shënojnë tensionet e para të fushatës politike.
Këto ngjarje tregojnë se ditët në vijim do jenë të vështira, ndërsa në Open analistët u ndanë në dy grupe, ku ndër të tjera thanë se tensioni i shërben mazhorancës.
Ndërkohë që një foto e sjellë nga Alfred Peza në Open ku tregohet valëvitja e flamurit të PD para incidentit në Elbasan , nxiti debatet mes tij dhe analistit Andi Bushati.
Bushati: Ju quani flamurin e PD provokim, keni luajtur nga mendtë e kokës.
Peza: Bushat ajo është një gjë e paramenduar.
Top Channel