Një automjet tip “golf” ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e vjetër “Vrenez”, teksa makina e parkuar pranë banesës së poseduesit të saj, një 25 vjecari.

2 Mjete zjarrfikës si dhe uniformat blu të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Sipas kqyrjes së mjetit dyshohet që flakët të jenë shkaktuar nga një shkëndijë në rrjetin elektrik të mjetit.

Ndërkohë policia po merr në pyetje të riun, pronarin e mjetit. Vetëm para pak ditësh një tjetër automjet ka marre flakë nga zjarrvënia e qëllimshme në lagjen “24 Maji”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet si pasojë i një difekti teknik ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetases G.M, ku ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel